Mungesa e reshjeve të shiut dhe borës është një nga problemet me të cilat përballet institucioni përkatës për furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm.

Mospagesa e borxheve ka bërë që shuma e borxheve ndaj Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’ të shkoj në 47 milionë euro.

Borxhi i grumbulluar, sipas kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Ilir Abdullahu, ka bërë që të mendojnë për ç’kyçje të konsumatorëve nga rrjeti i furnizimit me ujë, ndonëse ende nuk ka një vendim të prerë, transmetom Radio Evropa e Lirë.

“Aktualisht jemi minus 10.5 metra me mungesë uji në liqenin e Batllavës dhe 10.3 metra minus në liqenin e Badovcit. Kjo i bie që 70 për qind të rezervave, kanë ikur, në akumulim total. Kjo ka ardhur në këtë kohë kur po ballafaqohemi me mungesë të reshjeve atmosferike”, tha Abdullahu.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *