Prokuroria Themelore në Kosovë ka kërkuar paraburgimin e 11 personave të cilët janë arrestuar gjatë ditës së mërkurë pas një aksioni në disa qytete të vendit.

Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në marrje e dhënie ryshfeti, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprave penale.

Në mesin e 12 personave të ndaluar nga policia janë edhe 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, që funksiononin në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë.

Personat me inicialet S.Sh., L.S., H.M., B.N., K.Z. dhe A.U., është kërkuar të paraburgosen pas dyshimit se kanë kryer veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, transmeton REL.

Katër të dyshuarit tjerë me inicialet D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., kërkohet të paraburgosen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” derisa S.S., për “dhënie të ndihmës ndaj kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Personi me inicialet A.N., më 24 shkurt është shoqëruar në stacionin policor, por më vonë është liruar.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *