Prokuroria Speciale ka ngrit aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha.
Raportohet se aktakuza është ngritur për shkak të kontratës “Shërbimet të Konsulencës Ndërkombëtare për nevojat e Ministrisë së Integrimit për vitet 2015, 2016, 2018.”.
Siq raporton Klan Kosova, pjesë e kësaj aktakuze janë edhe sekretari i asaj kohe në këtë ministri, Demush Shasha dhe zyrtarët Nuhi Osmani, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, udheheqës i Divizionit te Prokurimit.
Në lidhje me aktakuzën, ish-ministrja Hoxha ka thënë se është “plotësisht e pafajshme”.