Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër një zyrtare të Bashkimit Evropian në Kosovë që dyshohet se ka keqpërdorur fonde në vlerë miliona euro.
Nuk janë dhënë detaje nga Prokuroria, derisa KOHA raporton se bëhet fjalë për dyshime të keqpërdorimit të fondeve në vlerë prej 3 deri 4 milionë eurosh nga e pandehura A.N..
Raportohet se rasti është iniciuar nga zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa është hetuar nga OLAF-i (Zyra Evropiane kundër mashtrimeve) në koordinim me Task-Forcën dhe Prokurorinë Speciale.