Ish-ministri i infrastrukturës Pal Lekaj do të përballet me aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës në lidhje me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin Bechtel & Enka.

Siç transmeton Kallxo, Prokuroria ka njoftuar se aktakuza “është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën  penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

Aktakuza është ngritur edhe ndaj të pandehurve Nebih Shatri, ish-zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berisha, shef i kabnetit të Lekajt.

Në qershor të vitit 2018, Qeveria Haradinaj kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel & Enka” për autostradën e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *