Të martën mbrëma në Beograd ka patur protesta dhe përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë, pas paralajmërimit për vendosjen e orës policore.

Ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai që paralajmëroi rikthimin e orës policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Kjo nxiti protesta në kryeqytetin serb.

Protestuesit, mbi 1,000 sish, u mblodhën në qendër të Beogradit, derisa përleshjet shpërthyen pasi një grup protestuesish u përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Të plagosur mbetën trembëdhjetë policë dhe shtatë civilë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Turma pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 01:30 pas mesnate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *