Protesta tashti ka ma shum kuptim se kurr.
E kuptoj se nji pjesë e mirë e shqiptarëve janë me të fortin, por e ngatërrojnë me të ligun. Dhe natën i ban punët i ligu.
Ka që thonë për çdo gja që shembin komunistat, hajt se komuniste ishte. Sikur Shqipninë e themeloi partia.
Ka që citojnë nji varg të Migjenit për me ilustrue mentalitetin e urrejtjes ndaj të përkorës. Nji botë e re lulëzon gërmadhash, a thue se duhen gërmadha se s’ban, për me çelë lule. Migjeni s’e ka me at kuptim.
Protesta tashti ka ma shum kuptim se kurr.
Në rradhë të parë shkërmoq karantinën, gjendjen e shtetrrethimit, talljen e shtetit me jetën e përditshme.
Ristarton jetën e përditshme.
Ndez motorrin e fikun të ekonomisë.
I rikthen pulsin demokracisë.
Tregon se opozita asht vagon i popullit dhe jo lokomotivë e tija.
Aktivizon studentat që janë përjashtue me ligj nga jeta publike.
Ridimensionon simbolikën e teatrit kombtar si simbol demokracie.
Kreh merimangat provinciale të mendjeve të analizueme.
Shenjon hapje shpirtnore.
Hap dritaren e jetës reale mbas spektaklit asfiksues me armik të padukshëm.
I mbyll gojën atyne që kanë thanë “nuk më rruhet” për teatrin.
Aktivizon energji të reja që asnji parti apo grup interesi nuk i kontrollon dot.
I kthen banorëve territorin.
Dokumenton dhe fotografon efektivat e rij të policisë, nji pjesë e të cilëve janë paraushtarakë dhe nji pjesë paramafiozë.
Vërteton se ne kemi shoqëri civile xhenuine dhe jo vetëm milici të mafies ndërkombtare.
Çngëth nga ngërçi i përfaqësimit.
Rifut në punë gazetarët, që deri dje ishin papagaj të mashtrimit të virusit.
I ban provincialët me u ndie edhe ma provincial.
Liron jetën e përditshme.
Ka edhe nja 1000 arsye të tjera, por të tjerat po ua la ju.
(Ky shkrim është postuar në Facebook faqen e librarisë së pavarur FURRA E BOOKS, që gjendet në Tiranë, e cila është hapur nga shkrimtari dhe përkthyesi Astrit Cani)