Ish-kryeministri dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se “shumë shpejt” do të ndodhin protesta kundër qeverisë së re dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Protestat janë të pashmangshme, protestat do të jenë paqësore,” ka thënë Kurti për Radion Evropa e Lirë.

“Unë besoj që shumë shpejt do të vijmë deri te protestat. Ne nuk kemi dashur të bejmë protestë kur ishte në pyetje pushteti ose qeveria, por për çështjet për të cilat ekzistojmë si subjekt politik. Ato janë të pashmangshme”.

Kurti e ka quajtu “qeveri koti”, Qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Koti.

“Kjo nuk është qeveri, e cila do të qeverisë. Kjo është qeveri, me të cilën do të qeveriset, qartazi [nga] presidenti, klani ‘pronto’”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *