Gjatë mbrëmjes së enjte ka pasur protesta kundër qeverisë libaneze në kryeqytetin Beirut.
Policia ka përdorur gazë-lotësjellës kundër protestuesve që ishin mbledhur afër parlamentit. Këta të fundit kanë protestuar si reagim ndaj shpërthimit që ndodhi të martën.
Siç transmeton BBC, një pjesë e madhe e qytetarëve në Liban e fajësojnë qeverinë, dhe thonë se neglizhenca e saj qoi në shpërthimin e 2,750 tonë ammonium nitrate që po qëndronin pasigurt në një depo që nga viti 2013.
Deri më tani, 137 persona dihet se kanë humbur jetën dhe mbi 5,00 janë lënduar nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi të martën në Beirut.
Shpërthimi shkatërroi lagjet në kryeqytet, duke i kthyer në gërmadha bizneset dhe shtëpitë. Shumë persona edne mbesin të zhdukur.