Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBT në Kosovë, protestuan të enjten para ndërtesës së parlamentit për të kundërshtuar gjuhën e përdorur nga deputetët e parlamentit, të cilët mes debateve të ashpra dështuan të miratojnë në parim projektkodit Civil, që do t’i hapte rrugën hartimit të një ligji për lejimin e bashkësive civile ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Organizata që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë mirëpritën mosvotimin e këtij Kodi, meqë sipas tyre alternativa e ofruar krijon paqartësi dhe nuk ofron zgjidhje për garantimin e të drejtës për jetë familjare të atyre që i takojnë këtij komuniteti. Megjithatë, dënuan gjuhën, siç u tha diskriminuese të deputetëve për këtë çështje.

Në këtë kuvend dje është mundësuar legjitimimi dhe vazhdimi i shtypjes dhe dhunës ndaj komunitetit LGBTI+. Gjuha e përdorur prej deputetëve është nxitje për dhunë dhe thirrje për një përgjigje kolektive të dhunës ndaj personave LGBTI+. Dhuna është legjitimuar si formë kontrolli ndaj që nuk jetojnë dhe mendojnë si deputetët tanë”, tha Mirishahe Syla, transmeton VOA.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *