Fytyra e ambasadorit rus në Poloni është bërë e tëra me ngjyrë të kuqe nga protestuesit të cilët e sulmuan atë në shenjë revolte ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ambasadori Sergei Andreyev ishte pjesë e ceremonisë për vendosjen e luleve në një memorial në Varshavë kushtuar ushtarëve rusë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku ai u përball me protestues të cilët i hodhën ngjyrë të kuqe.

Ambasadori Andreyev u rrethua nga protestuesit të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar ukrainas dhe brohorisnin “Fashistë, fashistë”, transmeton REL.  

Ai dhe delegacioni i tij u ndaluan që të vendosnin lule në këtë memorial më 9 maj, ditën kur shënohet mposhtja e Gjermanisë Naziste më 1945.

Mbi 3.2 milionë refugjatë ukrainas janë strehuar deri tani në Poloni pas nisjes së luftimeve më 24 shkurt kur Rusia filloi luftën në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *