Një vaksinë e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, ka dhënë shpresë për rezultate të mira kundër koronavirusit.

Testimi i saj, i cili ka përfshirë rreth 1,077 njerëz, ka treguar se pas injektimit, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin.

“Jemi vërtet të kënaqur me rezultatet e publikuara sot, sepse shohim edhe antitrupa, edhe qeliza T”, tha për BBC profesori Andrew Pollard.

“Çështja kryesore që secili dëshiron të dijë është se a funksionon vaksina… dhe ne jemi në një lojë të pritjes.”

Gjetjet janë premtuese, por është ende herët të dihet nëse vaksina është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *