Me njëzet tekste të reja nga shtypi italian është plotësuar botimi i dytë i monografisë për aktorin shqiptar Bekim Fehmiu.

“Një vlerë e tillë fare ka qenë Bekimi me përmasa ndërkombëtare do të ishte keq të mos ishte i pranishëm dhe me te të mos njihen sidomos gjeneratat e reja sepse gjeneratat e vjetra e njohin Bekimin mirë”, ka thënë publicistri Fahri Musliu që ka botuar monografinë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”.

Musliu thotë se është për keqardhje mosnjohja e mjaftueshme e Bekim Fehmiut në Kosovë.

“E them me keqardhje se Bekimi më së tepërmi vlerësohet në Serbi, vlerësohet në Kroaci dhe në republikat tjera se sa në Kosovë”, ka thënë Musliu për VOA.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *