Raporti i fundit i ‘Pulsit Publik’ nga UNDP ka treguar se “nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në Kosovë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010”.

I realizuar përmes intervistave telefonike me 1306 qytetarë, raporti ka treguar se qytetarët janë më së shumti të kënaqur me punën e kryeparlamentares Vjosa Osmani, me gjithsej 72 për qind, derisa me mbi 65 për qind për punën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton Zëri.

“Përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka rritje të pakënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës” thuhet ndër të tjera në raport.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *