Piktura, qëndisje dhe qilima janë punimet e artsitit kosovar Jakup Ferri që po përfaqësojnë Kosovën në edicionin e 59-të të Bienales së Venedikut.
Hapja zyrtare e ekspozitës bëhet më 23 prill dhe vazhdoj të jetë e haput deri në muajin nëntor.
Koordinatori i ekipit, Engjëll Berisha, ka thënë për Klan Kosova se vizitorët po befasohen për të mirë.
Tepihët e shtruar në hapësirat e Pavijonit të Kosovës janë dizajnuar nga Jakup Ferri dhe djali i tij, që është artisti më i ri që ka marrë pjesë në Bienale.
Sipas Berishës, shumë nga veprat janë të punuara, si formë e artistit për ta mbajtur gjallë qëndisjen, si një profesion në që nga dita në ditë po bëhet më pak i praktikueshëm.