Piktura, qëndisje dhe qilima janë punimet e artsitit kosovar Jakup Ferri që po përfaqësojnë Kosovën në edicionin e 59-të të Bienales së Venedikut.

Hapja zyrtare e ekspozitës bëhet më 23 prill dhe vazhdoj të jetë e haput deri në muajin nëntor.

Koordinatori i ekipit, Engjëll Berisha, ka thënë për Klan Kosova se vizitorët po befasohen për të mirë.

Tepihët e shtruar në hapësirat e Pavijonit të Kosovës janë dizajnuar nga Jakup Ferri dhe djali i tij, që është artisti më i ri që ka marrë pjesë në Bienale.

Sipas Berishës, shumë nga veprat janë të punuara, si formë e artistit për ta mbajtur gjallë qëndisjen, si një profesion në që nga dita në ditë po bëhet më pak i praktikueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *