Banksy ka vënë në publik punimin e tij të fundit artistik që, me sa duket, është mesazh kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Duke e ndarë në faqen e vet në Instagram, artisti anonim ka publikuar një shenjë ndalese trafiku (STOP) mbi të cilën janë punuar në formë 3D aeroplanë luftarakë, mesazh ky i dhënë kundër luftës.

Punimi i Banksyt është parë në Peckham, në jug të Londrës, por jo më shumë se një orë pas publikimit kamerat e sigurisë kanë kapur pamjet e dy personave që kanë vjedhur shenjën e trafikut me punimin e artistit.

Në postimin e tij, Banksy nuk ka dhënë ndonjë mesazh të shënuar me fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *