Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar ankesat e partive politike për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

PZAP ka vendosur që personave të dënuar me aktgjykim final në tre vitet e fundit t’u nadalohet pjesëmarrja në lista.

Kështu, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të ketë të drejtë të jetë në listën e kësaj partie.

Pos Kurtit, edhe kandidatëve Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi u ndalohet të jenë pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Siç transmeton Koha.net, vendim i ngjashëm është edhe për Nismën Socialdemokrate. Te kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

Tek AAK-ja, e cila u shpreh se i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për probleme me ligjin, nuk janë certifikuar katër kandidatë. Bëhet fjalë për Shemsedin Dreshajn, Gani Dreshajn, Rrahim Ajetin dhe Shqipe Kastratin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *