Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Sipas masave të reja, kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Sipas njoftimit, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.

Institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin si deri më tani, ndërkaq edhe provimet mund të mbahen duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u ndarë në grupe nga 10 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se masat hyjnë në fuqi nga data 7 prill dhe do të rishikohen më 18 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *