Tri qeveri u rrëzuan në Kosovë brenda një periudhe afërsisht njëvjeçare.
Në gusht të vitit 2019, qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj nuk vazhdoi pas dorëheqjes së këtij të fundit. Më pas, qeveria e Albin Kurtit u rrëzua në mars të vitit 2020 nga mocioni i mosbesimit. Dhe, në fund të vitit të kaluar, qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti u shpall jokushtetuese për shkak të votës së një deputeti në formimin e saj.
Derisa zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen së shpejti, njohësit e zhvillime politike parashikojnë një mori sfidash për vendin gjatë vitit 2021.
“Qeveria e re, për t’u krijuar, mund të jetë sfidë për shkak të polarizimit të brendshëm të elitës politike në Kosovë. Nuk mbaj mend që ka pasur polarizim më të skajshëm të elitës politike,” ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini.
Ndërkohë, analisti Agon Maliqi shpreh mendimin që perspektiva evropiane për rajonin e Ballkanit është zbehur dhe administrata e presidentit amerikan Biden, së bashku me BE-në, mund të kërkojnë zgjidhje të ndërmjetme të tipit të tregut rajonal.
Lexo më shumë këtu