Kryeministri Avdullah Hoti e sheh si ‘të pandashëm’ rolin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në programin e qeverisë që ai drejton, miratuar të premten, nuk veçohet se cila nga fuqitë do të mund të kishte rol vendimtar.

“Me qëllim që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, Qeveria e vlerëson rolin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të pandashëm për suksesin e këtij procesi”, thuhet në programin e qeverisë Hoti, transmeton Koha.net.

Ndërsa, ditë më parë, Presidenti Hashim Thaçi e kishte shprehur qartazi qëndrimin e tij duke kërkuar që dialogu të ndërmjetësohet vetëm nga Washingtoni, duke mos e vlerësuar rolin e ndërmjetësuesit evropian Miroslav Lajçak.

Ndërkohë, njohës vendorë e ndërkombëtarë kanë shprehur drojën se në Ëashington, Kosovën e pret një zgjidhje e shpejtë shkaku i zgjedhjeve presidenciale që duhet mbajtur në vjeshtë, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *