Qeveria e Kosovës i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë Apple t’ia njohë kufijtë shtetëror.
Përmes një letre, ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga drejtori i Apple, Tim Cook, që të përfshijë në hartën e vet shtetin e Kosovës me kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht.
Në letrën e saj, Haradinaj-Stublla ka përmendur faktin se pavarësia e Kosovës në kufijtë e saj është e njohur nga mbi dy të tretat e vendeve të botës, përfshirë SHBA, Britania e Madhe, Japonia, Gjermani, Franca, Kanadaj, dhe nga institucione prestigjioze botërore si Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.