Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti ka miratuar të premten programin e saj qeverisës të përpiluar në 45 faqe.
Në te janë pasqyruar qasja dhe parimet që do të ndiqen përgjatë qeverisjes, sikurse edhe prioritetet themelore.
Siç raporton Koha.net, në program ekzekutivi ka theksuar se qeverisja do të fokusohet në përmirësimin e gjendjes në ato fusha, ku nuk ka progres të ndjeshëm, si në: drejtësi; ekonomi dhe punësim; arsim; shëndetësi; siguri integrime euro-atlantike dhe mjedis.