Është miratuar projektligji për buxhetin e vitit 2020.

Qeveria e Kosovës ka paraparë të hyra të përgjithshme në vlerë prej 2.3 miliardë euro, derisa Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka vlerësuar se ky buxhet do të sigurojë qëndrueshmëri të rritjes ekonomike të vendit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Me autorizimet ligjore, Ministria e Financave e Qeverisë së kaluar pati bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore dhe alokimin e mjeteve për organizatat buxhetore për 2 muajt e parë të vitit 2020.

Kurse për muajin mars, pas kërkesës së ministrit të ri të Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që ndarja buxhetore për vitin 2020 të zgjatet edhe për muajin mars.

Kjo është koha përfundimtare e lejuar për shpenzimin e buxhetit dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *