20 milionë euro për ndërmarrjet publike që janë në vështirësi ekonomike, janë ndarë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, në njoftimin e qeverisë është thënë se këto para janë ndarë për subvencionimin e ndërmarrjeve publike në vështirësi financiare “për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik dhe me qëllim të sigurimit të likuiditetit të tyre”.

Pakoja Emergjente Fiskale kap vlerën e mbi 170 milionë eurove dhe synon t’iu ndihmojë sektorëve më të dëmtuar nga masat e marra me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *