Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 milionë euro për bizneset, shumë kjo që synon të ndihmoj sektorin privat të dëmtuar nga pandemia Covid-19.

Përmes një konference për media, Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se këto mjete janë në kuadër të Fondit për Rimëkëmbjen Ekonomike që kap vlerën e 385 milionë eurove.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, përveç mjeteve për biznese, qeveria ndau 7.7 milionë euro për asistencë sociale, 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, 2.5 milionë euro për fushën e kulturës, një milion për Ministrinë e Zhvillimit Rural, një milion për Zyrën për Komunitete, një milion për Agjencinë për Barazi Gjinore dhe një milion për ndërmarrjet publike.

 Bizneset do të përfitojnë varësisht nga numri i punëtorëve që kanë pasur të regjistruar në muajin dhjetor të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *