Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndaj nga 100 euro për pensionistët për muajin nëntor dhe të dyfishoj për dy muaj pagesën e përfituesve të skemës së ndihmës sociale.

Në mbledhjen e së mërkurës, qeveria e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti ka premtuar mbështetje për qytetarët në përballje me rritjen e çmimeve.

“Ministria e Financave në kuadër të Pako së Rimëkëmbjes për pensionet dhe familjet me asistencë ka propozuar në ndarjen e ndihmës financiare prej 30 milionë euro. Kjo është mbështetje e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetesës,” ka thënë Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, transmeton Ekonomia Online.

Këto vendime të qeverisë janë kritikuar nga një pjesë e njohësve të politikave publike të cilët i kanë parë ato si veprime për qëllime elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *