Libri për fëmijë “Përralla për të gjithë”, ku ndër të tjera ka në përmbajtje një hirushe lezbike dhe një princ homoseksual, ka nxitur qeverinë e djathtë në Hungari që të reagoj ndaj botuesit.

Ndryshe nga përrallat tradicionale, ky libër synon të përshkruajë edhe pakicat dhe grupet e margjinalizuara shoqërore.

Por selia e qeverisë hungareze e detyroi botuesen e librit, shoqatën lesbike Labrisz, që t’i pajisë të gjitha kopjet e librit “Përralla për të gjithë” me paralajmërimin përkatës. Shoqata Labrisz e quajti dekretin si “diskriminues” dhe “antikushtetues” dhe deklaroi se do ta kundërshtojë vendimin në gjykatë.

Selia e qeverisë në Budapest deklaroi se ky libër mashtron blerësit, transmeton DW.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *