Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës i ka dhënë të drejtë ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, në ankesën e tij pas shkarkimit nga pozita që e mbante në Administratën Tatimore.

Murtezaj ishte shkarkuar më 16 tetor, me arsyetimin se ishin evidentuar shkelje ligjore.

Në vendim, obligohet kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që të zbatojë vendimin në afat prej 15 ditësh, transmeton Koha.net.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës obligohet që të bëjë kompensimin e pagës nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *