Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë të mërkurën se qeveria do të ndaj shumë të nevojshme të hollash për mbulimin e importit të energjisë elektrike.

Në një konferencë për media, Kurti tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

“Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, deklaroi Kurti, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se “kriza energjetike që po i rek të gjitha vendet e rajonit, tanimë ka arritur në vendin tonë.”

Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit.

“Kriza është bërë e papërballueshme”, tha Kurti në konferencë.

Kurti gjithashtu njoftoi se është miratuar vendimi për t’i kërkuar Presidentes dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it pra dhe KFW-së për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë, përmirësimi i rrjetit të transmetimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *