Qeveria e Kosovës ka miratuar sot shuarjen e Task-forcës anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Më 26 shkurt 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) që në kuadër të saj të themelojë një departament special anti-korrupsion me qëllim të hetimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë.

Siç transmeton Gazeta Express, ky vendim është shfuqizuar të hënën me votat e anëtarëve të Qeverisë.

“Ky është vendim i vitit 2010 që parashikon obligime që ka krijuar, që në fakt është ndarja e pushteteve. Kur është marrë vendimi për mandatin e EULEX, ka ndërruar plotësisht. Besoj që ky vendim i hap rrugë që institucionet të funksionojnë në bazë të ligjeve”, ka thënë Kryeminsitri Avdullah Hoti.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *