Kryetari i Aleancës së Bizneseve në Kosovë, Agim Shahini, ka kërkuar që të bëhet falja e borxheve për bizneset pasi nuk ka patur aktivitet normal të ekonomisë gjatë vitit 2020.
“Qeveria e Kosovës do të duhet që të marrë një hap tjetër për faljen e borxheve sepse në mungesë të aktiviteteve ekonomike këta kanë ngecur me shlyerje të tyre dhe ato janë bartur edhe për shtetin dhe për qytetarët dhe biznesin,” ka thënë Shahini në një intervistë për Ekonomia Online.
Sipas tij, mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës vitin e kaluar, duke shkaktuar rënie ekonomike në -10%.
“Në trendin aktual që jemi duke shkuar i cili ishte në vitin e kaluar që pat zvarritje të gjatë të ligjeve që kanë të bëjnë me rimëkëmbje ekonomike dhe nëse do të vazhdojë edhe ky vit ashtu neve do të ma duhet më shumë se tri vjet për të ardhur në gjendje ku kemi qenë në vitin 2019,” ka thënë Shahini.
Lexo më shumë këtu