Qeveria e Kosovës morri sot vendim që të shkakrohen koordinatorët e deritanishëm nacional.

Kabineti i drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti morri disa vendime në mbledhjen e sotme, dhe një ndër ato ishte edhe shkarkimi i koordinatorëve të cilët ishin emëruar gjatë qeverisë së kaluar.

Kështu, koordinatorë Nacional më nuk do të jenë, Rexhep Hoti, nga posti i Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Besnik Tahiri nga pozita Koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Mendim Rugova nga posti i Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Fatos Makolli nga posti i Koordinatorit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, transmeton Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *