Qeveria e Kosovës ka pranuar koncept-dokumentin për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky dokument është përpiluar duke patur si shtylla krysore verifikimin e integritetit personal të subjekteve të vetingut, vlerësimin profesional dhe performancës dhe kontrollit të pasurisë së tyre.

Siç transmeton Klan Kosova, ky mekanizëm pritet të ketë mandat të përkohshëm dhe të votohet nga Kuvendi i Kosovës, derisa do të shpallet nga presidentja e vendit kurse betimi do të behët para një trupe ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *