Organizata QIKA ka reaguar pas vrasjes së fundit të një gruaje në Prishtinë nga burri i saj, i cili më pas vrau dhe veten.

“Neglizhenca në trajtimin e rasteve të dhunës në familje jo rrallë herë ka rezultuar me gra viktima”, thuhet në reagimin e organizatës që synim ka të promovoj të drejtat e qytetarëve të Kosovës.

Tutje, në reagimin nga QIKA pas vrasjes së S.S nga burri i saj, theksohet se viktima kishte raportuar në polici dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

“Kërkojmë nga institucionet e rendit që menjëherë të informojnë publikun se pse nuk kanë marrë masat e nevojshme emergjente për siguri të viktimës, ashtu siç kërkohen nga procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje”, thuhet në reagim.

Në fund, organizata thotë se “dhuna dhe vrasja ndaj grave po bëhet nën miratimin e një sistemi që po e arsyeton atë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *