Qeveria e Kosovës rezulton si më e korruptuara në sytë e qytetarëve, ka treguar një sondazh i bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Sondazhi ‘Besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë’ ka rezultuar se perceptimi më i lartë i korrupsionit rëndon mbi qeverinë e vendit, me 72 për qind.
Pas saj, me përqindje të përafërta mes vete renditen gjykatat dhe prokuroria, me 45 për qind dhe 43 për qind respektivisht, si instucione ku të anketuarit mendojnë se shtrihet fenomeni i korruptimit.
Me përqidnjen më të ulët të perceptimit të korrupsionit, rrjedhimisht me besimin më të madh tek qytetarët, ka rezultuar Forca e Sigurisë së Kosovës. Ky institucion renditet në fund me vetëm 8 për qind të perceptimit të korrupsionit nga të anketuarit.
Raportin e plotë mbi sondazhin mund ta lexoni këtu