Fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë është futur në javën e dytë. Partitë poltike çdo ditë vazhdojnë të krijojnë tubime me qytetarët, duke thyer kështu rregullat e caktuara kundër përhapjes së koronavirusit.
Deri më tani janë gjobitur disa parti. Por, kjo ka ndodhur vetëm në pak raste.
Megjithatë, sipas Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, këto gjoba nuk dëmtojnë partitë politike por indirekt dëmtojnë qytetarët.
“Partitë politike kanë një shumë të caktuar që e pranojnë nga buxheti i Kosovës, që janë taksa të qytetarëve, kjo nënkupton se qytetari rrezikon ta merr sëmundjen COVID nga tubimet e partive politike, ndërsa gjobën indirekt e paguan prap qytetari. Kështu që po shohim definitivisht që partitë nuk e kanë interes fare qytetarin, thjeshtë për ta është e rëndësishme të marrin votat dhe të vijnë në pushtet”, thotë Miftaraj për Zërin e Amerikës.
Lexo më shumë këtu