Për shkak të gjobitjes nga autoritetet ruse, Radio Evropa e Lirë (REL) e ka paditur Rusinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Në njoftimin e REL, thuhet se gjobat ndëshkuese të vendosura nga Rusia shkelin të drejtat e lirisë së shprehjes dhe lirinë e shtypit të mbrojtur sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ministria e Jashtme ruse nuk është përgjigjur ende për këtë çështje. Ligji për “agjentët e huaj” në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar vazhdimisht.
Sipas REL, çdo javë rreth 7 milionë njerëz hyjnë në portalet e lajmeve të kwtij mediumi.
REL ka refuzuar emërtimin “agjent i huaj”, i cili mbart konotacione negative të epokës sovjetike dhe ka refuzuar të përmbushë kërkesën për të etiketuar materialet e saj.