Militantët palestinezë kanë thënë të kenë lëshuar 130 raketa drejt qytetit izraelit të Tel Avivit.

Ky sulm vjen pasi forcat izraelite shkatërruan një ndërtesë trembëdhjetë katëshe në Gaza, rreth një orë pasi banorët aty ishin paralajmëruar të largoheshin.

Nga luftimet e fundit mes forcave izraelite dhe atyre palestineze kanë mbetur të vdekur së paku 30 persona.

Siç raporton BBC, militantët palestinezë deri tani kanë lëshuar më shumë se 400 raketa që nga mbrëmja e hënë, duke vrarë dy izraelitë. Ndërsa, zyrtarët shëndetsorë në Gaza kanë raportuar për 28 palestinezë të vdekur nga sulmet izraelite.

Komuniteti ndërkombëtar ka thirrur që të dyja palët t’i japin fund shkallëzimit të konfliktit i cili po vazhdon për disa ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *