Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se “çdo javë” do të mbërrijnë në Shqipëri vaksina kundër koronavirusit.

Rama deklaroi këtë pas mbërritjes së 11,700 dozave të vaksinës Pfizer gjatë mbrëmjes së hënë.

“Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar tha se deri më tani vendi ka pranuar mbi 760 mijë vaksina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *