Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dërguar mesazh Bashkimit Evropian në lidhje me moshapjen e negociatave për anëtarësim.

Gjatë pjesëmarrjes në “Symi Symposium” në Athinë, Rama tha se vendi i tij nuk do të bëjë më përgatitje për hapje të negociatave derisa vet BE-ja të mos i thërrasë.

“Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja sërish nuk erdhi, por nuk ka një përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. Ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri”, është shprehur Rama, transmeton Top Channel.

Rama ka kritikuar vendet e BE-së për moshapjen e nogociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të penguar pjesën tjetër. Në Ballkan kur kopjojnë shkojnë më tutje sesa origjinali. Shkojmë përtej. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër të penguar nga nacionalizmat e BE-së. Rrugëtimi i integrimit të BE-së po varet nga nacinalizmat e BE-së. E kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalistë, bien pre e këtyre lojërave.”

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *