Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Ukraina që të “rikonsideroj” njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën dhe e thash gjatë konferencës dhe e thash publikisht që ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës”, ka thënë Rama gjatë vizitës në Kiev.

Rama ka vizituar Kievin bashkë me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ku kanë takuar Presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky.

“Kjo do ishte mirë që Ukraina ta rikonsideronte dhe ta përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik-evropian që duam ta ndërtojmë së bashku”, ka thënë Rama, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *