Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun dhe të ‘arrijnë paqen përfundimtare’.

“Është në interesin e të dyja palëve, që të bëjnë paqen përfundimtare”, ka thënë Rama pas takimit me Komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim e fqinjësi, Oliver Varherley.

“Paqja nuk bëhet me mikun, paqja bëhet me armikun. E në këtë rast, paqja bëhet me armikun e djeshëm. E që nuk është miku i sotëm i Kosovës, por janë aty. Është realitet që është aty, dhe nuk e ndryshon dot askush”, është shprehur Rama, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *