Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kritikuar liderët e vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me moshapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Duke rikujtuar veton e bërë nga Bullgaria, Rama është shprehur pesimist se ky vend do të bëjë ndryshe në një kohë të afërt.
“Me keqardhje e them që unë e kam humbur besimin se Bullgaria do të jetë në gjendje ta lirojë rrugën shpejt,” ka thënë Rama në samitin që po zhvillohet në Brdo të Sllovenisë.
Siç transmeton Euronews Albania, Rama u shpreh me kritika për vendet e BE-së duke thënë se blloku evropian “po humbet fytyrën në sytë e popujve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Duke e cilësuar një “bllokadë pa sens”, Rama pyeti se sa duhet Shqipëria ende të presë në rrethanat kur nuk mund të ndahet në këtë proces nga Maqedonia e Veriut.