Në prag të votimit për shkarkimin e Presidentit shqiptar Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se Meta “tradhtoi misionin” e të parit të vendit.

“Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi me statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ka zhgarravtur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri”, ka thënë Rama, transmeton Top Channel.

Gjatë mesditës së mërkurë, deputetët në Parlamentin e Shqipërisë kanë nisur votimin e fshehtë për shkarkimin e presidentit Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *