Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar të dërgoj mesazhe përmes rrjeteve sociale.

Duke i shprehur mendimet e tija për situatën nën përphapjen e koronavirusit, Rama ndër të tjera ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi.

“Duhet të adoptohemi urgjent me orarin e ri. Bëni çmos që askush në familjen tuaj të bëj gjërat si duhet, kjo është luftë. Po bëjmë një luftë ku fiton ai që qëndron më shumë në shtëpi, mos na turpëroni” tha Rama, transmeton Top Channel.

Gjithashtu, ai është shprehur: “Nuk duam lëvdata se kjo është puna jonë, por ama duhet solidaritet dhe respekt për ata që po luftojnë. Nesër në 5 të mëngjësit do hapet qarkullimi për ata që do shkojnë në punë deri në orën 1. Shoh që prapë ankoheni, këto orare nuk janë për qejf, po janë për përballimin e një lufte që mund të marri mijëra njerëz me vete. Të durojmë të presim, të jemi rigoroz në këtë luftë. Mos të turremi të gjithë në 12 nëpër dyqane.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *