Rusia po hyn në periudhën e vetmisë së madhe, ka deklaruar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dënoi luftimet e Rusisë në territorin e Ukrainës, Rama përshëndeti edhe Serbinë për votën ‘kundër Rusisë’.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, ka shkruar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *