Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e sheh si “domosdoshmëri” krijimin e një zone të përbashkët të lëvizjes dhe shkëmbimit të mallrave në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shengeni Rajonal siç e quaj unë nuk është alternativë e BE, po domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona, e fëmijëve tanë dhe e paqes së sigurt në këtë zonë”, ka thënë Rama të mërkurën.

Gjatë konferencës për media në Shkup, pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Rama tha se do të vazhdoj të shpjegoj idenë që përkrah.

“Është absurde të mendosh se duke qenë se duam të bëhemi shtete anëtare të BE atëherë nuk duhet të merremi me lëvizjen e lirë brenda përbrenda rajonit tonë.

Për ata që nuk kuptojnë do të vazhdojmë të shpjegojmë ndërsa për ata që nuk duan të kuptojnë do t’i lëmë në botën e tyre”, është shprehur Rama, transmeton ABC News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *