Maqedonia e Veriut nuk mund të heq dorë nga identiteti maqedonas nëse ky do të jetë kusht për t’u futur në Bashkimin Evropian, ka thënë Kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Gjatë vizitës së tij në Shkup të martën, komisioneri evropian Oliver Varhelyi tha se fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Rreth raporteve me Bullgarinë, kryeministri maqedonas tha se shpreson për një marrëveshje me autoritetet bullgare.

“Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje që do të përcaktonte identitetin apo gjuhën tonë. Kjo është në kundërshtim edhe me parimet dhe vlerat evropiane”, ka deklaruar Zaev, transmeton REL.

“Bashkimi Evropian nuk na duhet nëse çmimi për këtë të ishte heqja dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas, pasi do të bëhemi sikur pluhuri i zhdukur në ajër dhe s’do të ketë kush të hyjë në Bashkimin Evropian”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *