Organizata amerikane Freedom House ka përmendur emrat e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaqi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj si ‘figura të lidhura me krimin dhe korrupsionin’.

Në raportin e fundit, në pjesën kushtuar Kosovës, thuhet se “figura kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krim të organizuar e korrupsion të nivelit të lartë, që kanë rol të madh në politikë dhe ndikojnë në vendosjen e liderëve kyç”.

Pas kësaj, në reagimin e tij Haradinaj ka deklaruar se ‘ka punuar dhe do të punoj për sundimin e ligjit’.

“Të dashur qytetarë, u përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im. Dua t’ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Në raportin e FH, Kosova radhitet në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *